Maqedonia e Veriut taksë të pamartuarve për rritjen e natalitetit? Çfarë paralajmëroi Mickoski - Gazeta Express
string(93) "maqedonia-e-veriut-takse-te-pamartuarve-per-rritjen-e-natalitetit-cfare-paralajmeroi-mickoski"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 20:52

Maqedonia e Veriut taksë të pamartuarve për rritjen e natalitetit? Çfarë paralajmëroi Mickoski

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 20:52

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski po mendon për vendosjen e një takse për të pamartuarit. Edhe pse nuk sqaroi saktësisht çfarë do të thotë kjo, respektivisht nga çfarë moshe një person beqar do të paguante taksë, ai tha se gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë vetëm dhe gjithnjë e më pak martohen, dhe si pasojë lindin më pak fëmijë.

“Të ndërtojmë një shtet në të cilin shpresa është më e rëndësishme se pasaporta. E dimë që nuk ka zgjidhje magjike, por ka një luftë të qëllimshme dhe të qëndrueshme shtetërore – dhe ne e kemi filluar atë. Çdo masë, investim dhe politikë që marrim është me qëllim që të rikthejmë besimin, dhe po shqyrtojmë seriozisht vendosjen e taksave shtesë për të pamartuarit”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër.

Mickoski tha se të dhënat janë alarmante – përqindja e vdekjeve është më e lartë se ajo e lindjeve – dhe akuzoi qeveritë e mëparshme se nuk e kanë trajtuar seriozisht problemin e natalitetit të ulët. Shkalla e natalitetit ka rënë nga 12.5 promil në vitin 2010 në 8.8 në vitin 2024, shtoi ai.

“Faktet janë të qarta. Në vitin 2024 lindën 16.061 fëmijë, ndërsa vdiqën 20.201 persona. Kjo është një rënie natyrore prej 4.140 njerëzish për vetëm një vit. Në katër vitet e fundit kemi humbur mbi 33.000 banorë – sikur të zhdukej një qytet i tërë sa Kavadari apo Kërçova. Shpresoj, profesoreshë Janevska, që këtë vit në abetare të mos shkruajë vetëm ‘mami, babi dhe unë’, por edhe ‘vëllai, motra, unë, mami dhe babi’”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Po si do të stimulohet nataliteti? Cilat do të jenë masat që Qeveria do të zbatojë? Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, njoftoi për ndihmë financiare.

“Rritje e mbështetjes financiare njëherë për fëmijën e parë – kjo është një nga masat që po planifikojmë. Rritje drastike e ndihmës financiare për fëmijën e dytë, si dhe ndihmë financiare për binjakët. Për nënat e punësuara, parashikojmë mbështetje shtesë financiare pas lindjes së fëmijës së parë”, u shpreh Fatmir Limani – ministër i Politikës Sociale, demografisë dhe Rinisë.

Koordinatori kombëtar për demografi dhe të rinj, Vllatko Gjorgjiev, shtoi se përmasat e ndihmës financiare do të përcaktohen më vonë dhe se aktualisht po shqyrtohen mundësitë buxhetore. Përveç kësaj, ai theksoi se po punohet edhe në uljen e emigrimit të të rinjve.