Maqedonia e Veriut me ligjin më të ashpër në Ballkan, konfiskim i përhershëm i makinës për shkelësit e rëndë - Gazeta Express
string(107) "maqedonia-e-veriut-me-ligjin-me-te-ashper-ne-ballkan-konfiskim-i-perhershem-i-makines-per-shkelesit-e-rende"

Maqedoni

Gazeta Express

04/02/2026 11:54

Maqedonia e Veriut me ligjin më të ashpër në Ballkan, konfiskim i përhershëm i makinës për shkelësit e rëndë

Maqedoni

Gazeta Express

04/02/2026 11:54

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë nisur zbatimin e një prej legjislacioneve më të ashpra në Ballkan sa i përket sigurisë rrugore, duke autorizuar konfiskimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të automjeteve për shkelësit e rëndë të kodit penal.

Në kuadër të ndryshimeve të reja në Kodin Penal (Neni 297-a dhe 300-b), automjeti tashmë klasifikohet si mjet për kryerjen e veprës penale, duke i dhënë shtetit fuqinë ligjore për ta sekuestruar atë në favor të Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar, përcjell INA.

Sipas ndryshimeve të reja në Kodin Penal, shteti jua merr makinën përgjithmonë nëse:

• Alkool & Drogë: Keni mbi 1.5 g/kg alkool ose jeni nën efektin e drogës.

• Shpejtësi: Ecni mbi 50 km/h (në qytet) ose mbi 70 km/h (jashtë qytetit) mbi limitin.

• Pa Patentë: Drejtoni mjetin pa pasur leje ose kur e keni të ndaluar.

• Gara: Merrni pjesë në gara të paligjshme rrugore.

• Korsia e kundërt: Ecni në drejtim të kundërt në autostradë.

KUJDES: Makina konfiskohet edhe nëse nuk është e juaja, nëse ia keni dhënë dikujt që nuk ka patentë ose është i dehur.

Pasojat shtesë:

1. Humbje e makinës (kalon në pronësi të shtetit).
2. Dënim me burg dhe gjobë.
3. Ndalim i vozitjes deri në 10 vjet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement