Maqedonia e Veriut këtë javë vendos për hapjen e kufijve pa test - Gazeta Express
string(64) "maqedonia-e-veriut-kete-jave-vendos-per-hapjen-e-kufijve-pa-test"

Gazeta Express

28/09/2020 8:01

Maqedonia e Veriut këtë javë vendos për hapjen e kufijve pa test

Gazeta Express

28/09/2020 8:01

Maqedonia e Veriut këtë javë do të vendosë për hapjen e kufijve pa test PCR për koronavirus. Kjo u paralajmërua dje nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se ideja është që vendet e rajonit të hapim kufijtë pa teste PCR, duke zbatuar politikat e përbashkëta për përkujdesje dhe respektimin e protokolleve.

Lexo Edhe:

Filipçe tha se po zhvillohen bisedime intensive midis vendeve në rajon dhe se pritet një vendim gjatë ditëve në vijim.

“Paralajmëruam disa herë javët e fundit se do të dalim me vendim, por fatkeqësisht , prisnim përgjigje nga vendet fqinje që përfundimisht u përgjigjën javën e kaluar, filloi të funksiononte sistemi për koordinim të cilin tani e mori përkrahjen e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup”, theksoi ministri Filipçe.

A do të mund të futen në këtë pako Bullgaria dhe Greqia duke marrë parasysh faktin se si vende anëtare të BE-së kanë protokolle të veçanta, ministri Filipçe tha se vendet e BE-së kanë vetëm rekomandim, por nuk kanë politikë të përgjithshme për këtë çështje dhe se secili vend mund të sjellë vendim vetë në lidhje me regjimin e kufijve.