Maqedonia e Veriut ka prodhuar më shumë energji elektrike sesa ka harxhuar - Gazeta Express
string(74) "maqedonia-e-veriut-ka-prodhuar-me-shume-energji-elektrike-sesa-ka-harxhuar"

Maqedoni

Gazeta Express

26/11/2025 9:56

Maqedonia e Veriut ka prodhuar më shumë energji elektrike sesa ka harxhuar

Maqedoni

Gazeta Express

26/11/2025 9:56

Në Maqedoninë e Veriut janë prodhuar 391 740 MWh energji gjatë muajit shtator, ndërkohë ka shpenzuar 373 518 MWh energji elektrike, transmeton Portalb.mk.

 “Në muajin shtator të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjencave është: 373 518 МWh energji elektrike, 19.406 milionë nm3 gaz natyror, 368 114 tonelata qymyr dhe 95 577 tonelata produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

 Maqedonia në këtë periudhë ka prodhuar 4.9 përqind më shumë energji sesa ka konsumuar. Më së shumti energji eklektike u prodhua në termocentrale (52.1 %).

 “Në shtator të vitit 2025 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak: konsumi i gazit natyror është zvogëluar për 15.5 % si rezultat i rënies së aktivitetit të termocentraleve kogjenerative, ndërsa konsumi i produkteve të naftës është zvogëluar për 13.2 %”, raportoi Enti.