Maqedonia e Veriut do të blejë thëngjill nga Kosova - Gazeta Express
string(51) "maqedonia-e-veriut-do-te-bleje-thengjill-nga-kosova"

Ballina

Gazeta Express

11/08/2022 15:48

Maqedonia e Veriut do të blejë thëngjill nga Kosova

Ballina

Gazeta Express

11/08/2022 15:48

QEVERIA VENDOSI MARZHË PËR TREGTINË E DRUNJËVE

Drejtori ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka njoftuar se kjo korporatë do të publikojë një tender për shitje të thëngjillit, ndërsa tha se, udhëheqësit e Korporatës Energjetike të Maqedonisë së Veriut kanë shprehur interes për blerje të thëngjillit. Ai në një intervistë për televizionin e Kosovës KTV, tha se edhe deri më tani ka pasur negociata mes korporatave të dy vendeve për shkëmbimin e thëngjillit dhe energjisë elektrike, por deri më tani nuk ka pasur marrëveshje konkrete. Kjo ka të bëjë sipas tij, me faktin se në Maqedoninë e Veriut ka kërkesa të mëdha të energjisë dhe për momentin nuk kanë energji të mjaftueshme

Lexo Edhe:

“Kemi diskutuar me udhëheqësit e korporatës energjetike të Maqedonisë së Veriut për mundësinë e shkëmbimit mes thëngjillit dhe energjisë elektrike, por për momentin nuk është se kemi parë shumë mundësi për ta bërë këtë shkëmbim sepse edhe ata kanë kërkesa të mëdha të energjisë elektrike, por këto biseda do të vazhdojnë dhe në të ardhmen mund ta arrijmë një gjë të tillë. Ajo çfarë jemi pajtuar është se do të publikojmë një tender për shitjen e thëngjillit dhe ata kanë shprehur interes që të vijnë dhe të blejnë thëngjill nga ne dhe kjo do të ndikojë që ne të rrisim të hyrat e korporatës”, deklaroi Nagip Krasniqi Drejtor Egzekutiv i KEK-ut.

Ai ka shtuar se kriteret e tenderit janë përcaktuar, por që më pas tregu tregon se çfarë do të jetë çmimi i shitjes së atij thëngjilli. Përfaqësues të KEK-ut dhe EMV-së dy javë më parë zhvilluan një takim, ku u shqyrtuan mundësitë e shfrytëzimit të thëngjillit nga Kosova në termocentralet e Maqedonisë së Veriut, si dhe mundësia e mbështetjes reciproke ndërmjet dy sistemeve transmeton KlanM.

Ndërkohë, Qeveria në seancën e sotme miratoi vendim për përcaktimin e marzhit më të lartë tregtar si kusht i veçantë në tregtinë për: drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe peletit për ngrohje. Sipas vendimit, marzhi më i lartë tregtar për këto produkte për të gjithë tregtarët është përcaktuar maksimalisht 10%, bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Shuma e marzhit tregtar deri në 10% për mallrat e specifikuara do të jetë e vlefshme për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individual që marrin pjesë në zinxhirin tregtar në tregtinë me pakicë dhe transporti për dërgimin e mallrave tek konsumatorët e fundit nuk llogaritet në shumën e marzhit tregtar./KlanMacedonia/