Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndalojnë eksport-importin e lëndëve djegëse nga mbeturinat - Gazeta Express

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndalojnë eksport-importin e lëndëve djegëse nga mbeturinat

Ballina

Gazeta Express

19/02/2020 15:07

Nga e hëna hyn në fuqi ndalesa për eksport dhe import të lëndëve djegëse nga mbeturinat ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është në bazë të ndalesës, e cila është vendosur me ndryshimet në Ligjin tonë për menaxhim me mbeturina, i cili kaloi në Kuvend para shpërndarjes së tij, ndërsa me të cilin në vendin tonë ndalohet importi i mbeturinave, që përdoren si burim i energjisë.

Për ndalesën foli ministri bullgar i Mjedisit Jetësor dhe Ujërave, Emil Dimitrov, i cili pardje ishte për vizitë në vend, ku u takua me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut Naser Nuredini.

“Ne e mbyllim Maqedoninë për mbeturina RDF, e mbyllim. Nga e hëna as Bullgaria drejtë Maqedonisë, e as Maqedonia e Veriut drejtë Bullgarisë do të kalojë lloj i tillë i mbeturinave. Për burime sekondare për industrinë recikluese punët do të zhvillohen si deri më tani. Për momentin jemi të përqendruar në mbeturinat RDF, ndërsa pastaj do të drejtohemi drejtë mbeturinave medicinale në territorin bullgar. Nga jashtë nuk ka hyrë, e as që do të lejojmë të hyjë”, tha Dimitrov.

Ministri bullgar në fjalimin e tij në konferencën e katërt vjetore të Asociacionit bullgar për reciklim theksoi se pesë vitet e kaluara Bullgaria e tejkaloi mesataren e BE-së në raport me tempon e rritjes së reciklimit të mbeturinave komunale.

“Gjashtëdhjetë e pesë për qind e asaj që është në deponi, duhet ta reciklojmë. Jo të digjet, por të reciklohet. Njëzet e pesë për qind duhet të djegim dhe dhjetë për qind të deponojmë. Ndërsa ne deponojmë 90 për qind dhe i mbushim deponitë, ndërsa dhjetë për qind riciklojmë. Dhe për këtë është i gjithë problemi”, tha ministri bullgar në konferencë, në të cilën morën pjesë ekspertë, kompani nga sektori për reciklim nga vendi dhe jashtë vendit dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të institucioneve shtetërore bullgare.

Dimitrov, i cili të hënën ishte për vizitë në Maqedoninë e Veriut, shfaqi gatishmëri për bashkëpunim me vendin në kontrollin e lëvizjes ndërkufitare të mbeturinave dhe siguroi se Republika e Bullgarisë nga ana e saj do të angazhohet për parandalimin e hyrjes së dërgesave me mbeturina RDF nga territori bullgar në shtetin tonë.

“Në takimin me ministrin Naser Nuredini dhe një pjesë të ekipit udhëheqës të Ministrisë, mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë Doganore të RMV-së, Gjoko Tanasoski. Biseda ishte përqëndruar në mënyrën e vendosjes dhe fillimit me punë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim në disa çështje me interes për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Si prioritet u vendosën çështjet aktuale në lidhje me kontrollin ndërkufitar të mbeturinave”, informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministri Dimitrov theksoi se ngjarjet dhe zbulimet e fundit të lëvizjeve të dyshimta ndërkombëtare të dërgesave me mbeturina në Bullgari, janë raste të cilat paraqesin aktivitete joligjore të individëve dhe nuk e vendosin në pikëpyetje bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet dy vendeve./V.Leka/