string(71) "joseph-perderisa-evropa-eshte-e-ndare-per-kosoven-kjo-serbise-ikonvenon"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2023 23:39

Joseph Përderisa Evropa është e ndarë për Kosovën kjo Serbisë i konvenon

Lajme

Gazeta Express

03/10/2023 23:39

”Serbisë i konvenon fakti që Evropa është e ndarë për Kosovën”, ka thënë Edward Joseph, ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Përmes një reagimi në Twitter ka thënë se vetëm Beogradi mund ta bëjë marrëveshjen të pamundur.

“Po, Prishtina mund ta bëjë marrëveshjen më të vështirë dhe t’i zemërojë serbët e Kosovës, por vetëm Beogradi mund ta bëjë marrëveshjen të pamundur. Pse? Sepse përderisa Evropa është e ndarë për Kosovën, Serbia ka avantazhin. Dhe nuk ka asnjë nxitje për t’u vendosur – dhe çdo nxitje për të ndjekur qëllimin e vërtetë … atë të ekspozuar në Banjska”, ka shkruar ai.

Po ashtu ai ka pasur kritika edhe për Richard Grenell, ish-emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump.

Për të Joseph thotë se në vend që ta zgjidhte problem përfundoi në qorrsokakun e Beogradit.

“Në vend që të ‘zgjidhte’ ngecjen e Kosovës, diplomacia e Grenellit përfundoi në një tjetër qorrsokak të Beogradit”, ka thënë ai. /Gazeta Express