string(102) "arifi-i-shkruan-leter-kurtit-mos-e-nderpre-dialogun-me-serbine-shqiptaret-ne-lugine-jane-ne-shenjester"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2023 23:10

Arifi i shkruan letër Kurtit: Mos e ndërpre dialogun me Serbinë, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër

Lajme

Gazeta Express

03/10/2023 23:10

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përmes së cilës ka kërkuar nga kreu i Qeverisë që mos ta ndërprejë dialogun me Serbinë.

”Nëse dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndërpritet atëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në shenjëstër të një situate apo grupi terrorist“, i ka shkruar letër kryetari i Komuëns së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Në letër përmendet edhe pasivimi i adresave si problem.

Arifi i ka kërkuar Kurtit që ta konsiderojë kërkesën e ndërkombëtarëve kur e ftojnë në dialog.

“Shqiptarët e Luginës kanë qenë të dënuar, të pambrojtur dhe të diskriminuar për 30 vjet dhe në 10 vitet e fundit edhe të pasivizuar nga adresat e tyre”.

“Është jetike për ne të aktivizoni të gjitha kanalet e komunikimit diplomatik, për të garantuar siguri për shqiptarët në Luginë. Përndryshe, Lugina e Preshevës me veriun mund të bëhet “fuçi baruti””, thuhet  ndër tjerash në letër. /Gazeta Express