Maqedoni, rriten shpenzimet për jetesë dhe çmimet në pakicë - Gazeta Express
string(58) "maqedoni-rriten-shpenzimet-per-jetese-dhe-cmimet-ne-pakice"

Gazeta Express

14/02/2020 19:28

Maqedoni, rriten shpenzimet për jetesë dhe çmimet në pakicë

Gazeta Express

14/02/2020 19:28

Shpenzimet për jetesë dhe çmimet në pakicë në janar janë rritur për 0.1% në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa në krahasim me janarin e vitit 2019 shënojnë rritje prej 0.6%.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, rritje të shpenzimeve të jetesës në janar në krahasim me muajin e kaluar është vërejtur te perimet përveç patateve, pemët, prodhimet ushqyese, qumështi, gjiza, buka, sheqeri, mjalti, çokollata dhe birra, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo Edhe:

Rritje të shpenzimeve ka edhe te shërbimet tjera financiare siç është higjiena personale, te biçikletat, aranzhimet turistike, telefoni dhe pajisjet e telefaksit etj.

Ulje të shpenzimeve është vërejtur te vena, te transporti ajror, mobilje dhe amvisëri, prodhimet mjekësore, pajisjet e mëdha elektronike për amvisëri etj.

A.SH.