string(64) "maqedoni-kurban-bajrami-festohet-nen-masa-mbrojtese-nga-covid-19"

Gazeta Express

31/07/2020 10:58

Maqedoni/ Kurban Bajrami festohet nën masa mbrojtëse nga COVID-19

Gazeta Express

31/07/2020 10:58

Besimtarët myslimanë në mbarë botën sot e festojnë Kurban Bajramin, një ndër festat më të mëdha islame. Për shkak të pandemisë së KOVID-19, edhe ky Bajram do të festohet në masa të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona, përcjell Gazeta Express.

Besimtarët, ashtu sikur edhe gjatë Fitër Bajramit, duhet që të bartin maska dhe ta ruajnë distancën sociale, ndërkaq autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut nuk kanë paralajmëruar orë policore apo kufizime gjatë kësaj feste, njofton Portalb.mk.

Besimtarët e Maqedonisë së Veriut sot në ora 06:06 minuta e kanë falur namazin e Kurban Bajramit.

Pas faljes së namazi i Fitër Bajramit, myslimanët kanë uruar njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie respekti, dashurie dhe mëshire. Sipas traditës, myslimanët e festojnë këtë Bajram 3 ditë.

Bashkësia Fetare Islame e RMV-së për shkak të situatës aktuale me virusin korona, e ka anuluar organizimin e manifestimit qendror tradicional të namazit të Kurban Bajramit.

BFI, gjithashtu njofton se gjatë faljes së Kurban Bajramit, xhamitë duhet t`u përmbahen masave, të cilat vlejnë edhe për faljen e namazeve ditore, siç janë:

Dezinfektimi i xhamive:

  • Mbajtja e patjetërsueshme e maskave;
  • Pastrimi i duarve me dezinfektant para hyrjes së xhamive ose mbajtja e
    dorezave;
  • Çdo besimtar me vete të ketë sexhade personale;
  • Sa më tepër të shfrytëzohen oborret e xhamive për faljen e namazeve;
  • Të ruhet distanca fizike sa më shumë që është e mundur mes xhematit;
  • Ndalohet qëndrimi në grupe para ose pas faljeve të namazeve në ambientet
    e xhamisë;
  • Namazi i Sabahut të falet në shtëpi;
  • Falja e Namazit të Kurban Bajramit të mos zgjatë më shumë se 15 min;
  • Abdesti të merret në shtëpi – abdes-hanet dhe tualetet do të jenë të
    mbyllura;
  • Maksimalisht të largohemi nga përshëndetjet me kontakte fizike;
  • Largimi nga vizita e varrezave;
  • Gjatë ditëve të Ditëve Bajramit vizitat tradicionale të jenë sa më të pakta.

Gjatë kësaj feste urime kanë dërguar krerët e institucioneve shtetërore, njerëzit e jetës politike, akademike, e artistike në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.