Maqedoni: Kartela pagesore prej 6.000 denarë do të marrin pensionistët, të papunët dhe studentët - Gazeta Express
string(94) "maqedoni-kartela-pagesore-prej-6-000-denare-do-te-marrin-pensionistet-te-papunet-dhe-studentet"

Maqedoni: Kartela pagesore prej 6.000 denarë do të marrin pensionistët, të papunët dhe studentët

Gazeta Express

27/09/2020 15:08

Qeveria do të japë kartela pagesore “blej në shtëpi” për 280.000 qytetarë të shtetit në një vlerë totale prej 27.6 milion euro. Pensionistët, qytetarët nga kategoritë e prekshme, studentët do të marrin kartela pagesore prej 6.000 denarë.

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi masat nga paketa e katërt e masave anti-krizë, njëra prej tyre është masa për kartelat pagesore.

Lexo Edhe:

Kjo masë është për të stimuluar konsumin personal. Kartelat pagesore janë në vlerë prej 6.000 denarë dhe do t’u jepen 5.726 qytetarë nga kategoritë e cenueshme, si dhe pensionistët që kanë pension deri në 15.000 denarë. Kartela pagesore do të marrin edhe kërkuesit pasiv për punë”, tha Zaev.

Kështu kartela pagesore do t’u jepet edhe 540 studentëve që nuk e morën atë në paketën e mëparshme, plus nxënësit mbështetje për standardin e studentëve. Qytetarët që kanë mbushur moshën e pensionit por nuk kanë pension do të kenë gjithashtu të drejtën e një karte.