Maqedoni / Edhe dy pacientë të shëruar nga koronavirusi - Gazeta Express
string(53) "maqedoni-edhe-dy-paciente-te-sheruar-nga-koronavirusi"

Maqedoni / Edhe dy pacientë të shëruar nga koronavirusi

Gazeta Express

26/03/2020 15:35

Klinika Infektive e Shkupit informon se tashmë dy pacientë janë lëshuar për kurim shtëpiak, pasi në testet kontrolluese për Covid-19 kanë rezultuar negativ. Dy pacientët që sot janë lëshuar për kurim shtëpiak janë në gjendje të mirë, përcjell Gazeta Express.

Me këtë numri i personave të shëruar nga coronavirusi shkon në tre, ndërkohë po aq kanë ndërruar jetë.

Lexo Edhe:

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm është 201.

Sipas vendbanimeve, gjithsej raste me Covid -19 deri më tani në vendin tonë janë regjistruar në: Shkup 123, Dibër 43, dy prej tyre kanë ndërruar jetë, Kumanovë 15, njëri ka ndërruar jetë, Shtip 8, Veles 3, Ohër 3, Kavadar 2, Prilep 2, Gostivar 1, Tetovë./GazetaExpress/