Maqedoni/ Bie ndjeshëm numri i pacientëve nëpër spitale, nuk do të ketë masa kufizuese - Gazeta Express
string(84) "maqedoni-bie-ndjeshem-numri-i-pacienteve-neper-spitale-nuk-do-te-kete-masa-kufizuese"

Maqedoni/ Bie ndjeshëm numri i pacientëve nëpër spitale, nuk do të ketë masa kufizuese

Gazeta Express

09/07/2020 11:11

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë se nuk ka kthim të masave kufizuese pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik. Këtë dje e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili tha se tek ne nuk ka paralajmërim se nevojitet ndonjë masë shtesë, përcjell Gazeta Express.

Në arsyetimin për qëndrimin e tij ai theksoi se për dallim nga Serbia, ku pati tubime të mëdha të ndeshjeve sportive, tek ne këto tubime janë ndaluar.

Lexo Edhe:

“Mund të luhen ndeshje sportive, sporte grupore pa publik për shkak se e dimë se është një rrezik i madh. Në atë kuptim edhe momenti kur duhet të vendoset restriksioni, duhet të vlerësohet mirë, sepse në një moment ndoshta edhe është shumë vonë”, tha FIlipçe.

Njëherit, theksoi se në periudhën e fundit ka numër gjithnjë e më të vogël të pacientëve në spitale. Mesatarja e rasteve të reja sipas tij, çdo ditë po ulet.

“Masa kufizuese vendoset atëherë kur do të vlerësohet se ka rrezik për sistemin shëndetësor dhe kjo na u konfirmua nga ana e ekspertit, i cili na vizitoi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ajo është masa e vetme plotësuese e të gjitha masave që tani vlejnë tek ne, por nuk vlejtën në vendet përreth”, deklaroi Filipçe.

Njëkohësisht, njeriu i parë i shëndetësisë në vend përmendi se çfarëdo lloj forme e tubimit ku nuk do të mbahet distancë, qytetarët nuk do të mbajnë maskë absolutisht është rrezik si për shëndetin e të gjithë të pranishmëve, ashtu edhe për shëndetin e të gjithë familjarëve të tyre.

“Rekomandim absolutisht ka pasur, ka edhe tani dhe do të ketë edhe në të ardhmen për çfarëdo lloj forme të tubimit masiv. Por, çdoherë vijmë deri tek pika e njejtë, e ajo është se një pjesë e madhe në tërë luftën kundër coronavirusit mbetet në vetëdijen dhe ndërgjegjen e popullit. Edhe ajo që ndodhte gjatë periudhës së kaluar, rastet e reja, vala e dytë, fillimi, transmisioni pas kësaj shpejtuam me ngjarje në të cilat këto masa preventive nuk respektohen”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë, megjithatë, tha se beson se në ditët e fundit të fushatës, ndërkaq edhe mbrëmjen pas zgjedhjeve kur do të dihen rezultatet, do të respektohen absolutisht të gjitha protokollet.