Maqedoni/ 460 raste të reja dhe 7 viktima nga Kovid-19 - Gazeta Express
string(53) "maqedoni-460-raste-te-reja-dhe-7-viktima-nga-kovid-19"

Maqedoni/ 460 raste të reja dhe 7 viktima nga Kovid-19

Ballina

Gazeta Express

30/11/2021 18:09

MSH-ja, konform të shënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.424 testime, kurse janë regjistruar 460 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 185, Prilep – 54, Manastir – 45, Kavadar – 28, Berovë – 20, Kumanovë – 15, Gjevgjeli – 11, Veles – 10, Tetovë, Ohërt, Radovish dhe Dellçevë nga 9, Koçanë dhe Kriva Pallankë nga 7, Kratovë – 5, Negotinë dhe Vallandovë nga 4, Strugë, Vinicë dhe Makedonski Brodd nga 3, Strumicë, Resnjë, Krushevë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë dhe Dojran nga 2, Gostivar, Shtip, Kërçovë, Sveti Nikollë, Dibër, Bogdancë, Demir Hisar dhe Demir Kapi nga 1 rast.

Lexo Edhe:

Regjistrohen 543 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 7 pacientë.

3 nga Shkupi (63, 67 dhe 83), 2 nga Manastiri (66 dhe 83 vjeç) dhe nga një pacient nga Kumanova (79) dhe Berova (69).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë paraqitur 5 viktima tjera me datë të vdekjes nga 02 Tetor deri më 27 Nëntor 2021. Bëhet fjalë për dy viktima nga Shkupi dhe nga një nga Manastiri, Velesi dhe Prilepi të moshës 70 – 88 vjeç.

Deri tani, në nivel vendi, janë bërë gjithsejt 1.471.420 testime për COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve në vendin tonë, nga fillimi I epidemisë është 215.585, numri I të shëruarve është 200.003 kurse I viktimave – 7.581. Për momentin shënohen 8.001 raste aktive me COVID-19./KlanMacedonia/