string(72) "maqedoni-166-raste-te-reja-dhe-224-te-sheruar-nga-covid-19-asnje-viktime"

Gazeta Express

03/09/2020 14:57

Maqedoni/ 166 raste të reja dhe 224 të shëruar nga Covid-19, asnjë viktimë

Gazeta Express

03/09/2020 14:57

166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup, respektivisht 46, në Kumanovë 17, Shtip 13, Prilep 12, Tetovë 11.

Nuk është shënuar asnjë viktimë ndërsa janë shëruar 224 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 14762 ndërsa i rasteve aktive 2191. Ndërkaq sa u përket numrit të rasteve aktive në Komunat e Shkupit, shumica janë në Aerodrom 103, Çair -90, Kisella Vodë 85, Karposh-80, si dhe Qendër e Gazi Babë nga 78 raste aktive.