Maqedoni/ 113 raste të reja me COVID-19, 259 pacientë të shëruar dhe 6 persona kanë humbur jetën - Gazeta Express

Maqedoni/ 113 raste të reja me COVID-19, 259 pacientë të shëruar dhe 6 persona kanë humbur jetën

Ballina

Gazeta Express

06/08/2020 15:24

Gjashtë viktima, 113 raste të reja dhe 259 pacientë të shëruar është bilanci për Covdi-19 brenda 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë. 113 rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej 1543 testime të realizuara.

Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Vinicë-1.

Komfor statistikave të fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 11399, numri i personave të shëruar është 7480. Gjithsej 517 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 3402 raste aktive me koronavirusin e ri.