Maqedonci takon homologun e tij turk: Folëm mbi rolin që do të ketë Kosova pas funksionalizimit të fabrikës së municionit - Gazeta Express
string(120) "maqedonci-takon-homologun-e-tij-turk-folem-mbi-rolin-qe-do-te-kete-kosova-pas-funksionalizimit-te-fabrikes-se-municionit"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 14:02

Maqedonci takon homologun e tij turk: Folëm mbi rolin që do të ketë Kosova pas funksionalizimit të fabrikës së municionit

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 14:02

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar ministrin turk të mbrojtjes, Yasar Guler, takim të cilin e ka quajtur produktiv mbi situatën gjeopolitike aktuale.

Ai ka thënë bashkëbisedimi me ministrin Guler ishte jashtëzakonisht pozitiv, derisa ka thënë se kanë shtjelluar mundësi të reja bashkëpunimi për të ngritur kapacitetet e reja të ushtrisë së Kosovës.

“E veçanta e këtij takimi ishte diskutimi mbi rolin strategjik që do të ketë Kosova në rajon pas funksionalizimit të fabrikës së municionit. Ky projekt do të rrisë ndjeshëm aftësitë e FSK-së, do të mundësoj vet-qëndrueshmëri logjistike dhe do të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Kosova, duke forcuar strukturat e saj mbrojtëse, do të jetë në një pozicion më të mirë për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe për të ndihmuar në promovimin e paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Maqedonci.

Ai ka thënë se ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, duke sjellë në vëmendje se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë, janë thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Sipas Maqedoncit, ata janë dakorduar për vazhdimësinë e bashkëpunimit si element kyç, strategjik për sigurinë e rajonit.