Maqedonci pret nesër zyrtarin e lartë amerikan të Mbrojtjes – takim me ceremoni zyrtare në Prishtinë - Gazeta Express
string(98) "maqedonci-pret-neser-zyrtarin-e-larte-amerikan-te-mbrojtjes-takim-me-ceremoni-zyrtare-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 20:26

Maqedonci pret nesër zyrtarin e lartë amerikan të Mbrojtjes – takim me ceremoni zyrtare në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 20:26

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nesër do të presë në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jason Baker. Kështu bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media.

Pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00.

“Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë takim i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.