Maqedonci parapëlqen ta njoftojë marrëveshjen me Ankaranë në "Lira Turke", në euro bëjnë shumë më pak - Gazeta Express
string(98) "maqedonci-parapelqen-ta-njoftoje-marreveshjen-me-ankarane-ne-lira-turke-ne-euro-bejne-shume-me-pak"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 18:06

Maqedonci parapëlqen ta njoftojë marrëveshjen me Ankaranë në “Lira Turke”, në euro bëjnë shumë më pak

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 18:06

Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, ka shkruar për marrëveshjen që është miratuar në Qeverinë e Kosovës për një marrëveshje tregtare me Turqinë për forcimin e kapaciteteve të FSK-së në vlerë të 3.8 milionë eurove.

Megjithatë Maqedonci njoftimin për marrëveshjen e ka dhënë me valutë turke, duke treguar se bëhet fjalë për 200 milionë lira.

“Miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL ( dyqind milionë lira turke) për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Advertisement
Advertisement
Advertisement