Maqedonci me pritje zyrtare për zyrtarin amerikan të Mbrojtjes: Me SHBA-në, Kosova forcon sigurinë dhe rolin rajonal - Gazeta Express
string(114) "maqedonci-me-pritje-zyrtare-per-zyrtarin-amerikan-te-mbrojtjes-me-shba-ne-kosova-forcon-sigurine-dhe-rolin-rajonal"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 20:43

Maqedonci me pritje zyrtare për zyrtarin amerikan të Mbrojtjes: Me SHBA-në, Kosova forcon sigurinë dhe rolin rajonal

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 20:43

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur me nderime të larta shtetërore Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, David A. Baker, në një takim që u fokusua në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Maqedonci tha se diskutimet u zhvilluan në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe në nivel global, duke theksuar përparimin që është bërë nga takimi i fundit, sidomos në fushën e bashkëprodhimit me SHBA-në dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë.

“Me Shtetet e Bashkuara si partnerin tonë të besueshëm, Kosova gëzon një siguri të shtuar dhe luan një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit, si në nivelin rajonal ashtu edhe në atë global” deklaroi Maqedonci.

Ai shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar për ta çuar këtë partneritet në nivele edhe më të larta, duke e konsideruar këtë marrëdhënie si thelbësore për zhvillimin strategjik të vendit.