“Manuali klasifikues i Fraskatit” dhe (keq)menaxhimi me burimet njerëzore - Gazeta Express
string(69) "manuali-klasifikues-i-fraskatit-dhe-keqmenaxhimi-me-burimet-njerezore"

Gazeta Express

14/12/2019 20:07

“Manuali klasifikues i Fraskatit” dhe (keq)menaxhimi me burimet njerëzore

Gazeta Express

14/12/2019 20:07

Pa krijimin dhe formimin e një menaxhmenti të mirë dhe me ndërgjegje të plotë morale, sociale dhe kulturore, po na lindin shumë parregullësi e paqartësi të ndryshme dhe të përditshme, të cilat pengojnë zhvillimin, shkatërrojnë planifkimin dhe realizimin e detyrave themelore të institucioneve më të rëndësishme të një shoqërie, duke krijuar kështu ngecje në zhvillimin e gjithmbarshëm.

Shkruan: Mislim Zendeli

Lexo Edhe:

Një nga gurthemelet e zhvillimit të konkurrencës në burimet njerëzore është cilësia e sistemit formal të arsimit. Në vendet e zhvilluara, lidhja midis niveleve të arsimit dhe rritjes ekonomike është e lartë. Rëndësia e arsimit është rritur pasi ekonomia globale bëhet më komplekse dhe e integruar, andaj tani në milineumin e tretë, pra në shekullin XXI, nevoja për punëtorë të arsimuar është gjithnjë e më e rëndësishme. Natyra e punësimit po ndryshon – tendenca po ec e po shkon drejt “fuqisë punëtorëve të specializuar” e shumë të aftë.

Sistemi arsimor si tërësi dhe pedagogët në arsimin e lartë në veçanti, sipas ligjeve përkatëse, duhet të përshtaten në mënyrë të pashmangshme dhe domosdoshmërisht këtyre ndryshimeve.Universitetet dhe brenda tyre, fakultetet ​​janë organizma specifike për faktin se ato janë në themel të të gjitha proceseve të një shoqërie të qytetëruar. Andaj ato duhet të menaxhohen me vlera e parametra të bazuar në shkencat organizative. Sipas autorit Riches C., menaxhimi si shkencë (edhe në fushën e arsimit v.j.), nënkupton koordinimin e burimeve njerëzore dhe atyre materiale si një simbiozë për të arritur qëllimet e përcaktuara në harmoni me politikat zhvillimore. Specifikja e menaxhimit të institucioneve arsimore është se në thelb të të gjitha aktiviteteve të saj janë njerëzit dhe nga ata varet (mos)suksesi dhe (mos)zhvillimi.

Menaxhmenti gjegjësisht personat udhëheqës të fakultetit duhet t i njohë punonjësit dhe t’u lejojë atyre të realizojnë dijet, shkathësitë dhe aftësitë. Puna me njerëz nga bota akademike në organizata, siç janë universitetet kërkon një qasje dhe menaxhim të veçantë me kompetenca udhëheqëse, e që dallon dukshëm nga organizatat tjera. Por sipas të njëjtit autor menaxheri (në rastin tonë dekani, prodekani, shefi i departamentit) është një inovator, që bën ndryshime dhe kujdeset për marrëdhëniet ndërnjerëzore në organizatë. Ai gjatë punës së tij duhet të inkurajojë e jo të urdhërojë, rreptë e me ‘spica’, duhet të ndihmojë dhe promovojë e jo të përdor autoritetin e pozitës e të udhëheqë me metoda byrokratike prej aparatçiku. Të shpërndajë informacion që të mos lë hapësirë për thashetheme si dhe të heq pengesat për komunikim e t’u krijojë hapësirë debateve, diskutimeve e dialogëve, dhe mbi të gjitha të respektojë mendimet ndryshe.

Tani, vetëvetiu, shtrohet pyetja: Vallë, ka një qasje të këtillë edhe menaxhmenti në fakultetin ekonomik pranë Universitetit të Tetovës?

‘MOBBING’, ANA MË E DOBËT E MENAXHMENTIT

Menaxhimi efektiv i një organizate arsimore siç është fakulteti parakupton apo lë të kuptohet, një bashkëpunim dhe bashkëveprim i dekanit me pedagogët, bashkëpunëtorët dhe me krejt strukturat tjera. Roli i tij reflektohet në promovimin dhe mbështetjen e ndërveprimit profesional dhe të mirëkuptimit. Që të arrihet kjo ai duhet: të analizon vendin e punës, të planifikon, të rekruton, të përzgjedhë, të zhvillon e të motivon, të shpërblen e të vlerëson dhe së fundi të kontrollon se sa e si zhvillohet procesi mësimor dhe jo vetëm. Kurrë e assesi nuk parapëlqehet përdorimi e praktikimi i metodave si vënia e ‘kleçkave’ e as keqpërdorimi i pozitës për të krijuar trysni e ‘mobbing’ te të tjerët që mendojnë ndryshe, pasi udhëheqja e tillë krijon huti prish e përkeqëson marrëdhëniet në kolektiv duke krijuar, kështu, raporte jo të shëndosha ndërnjerëzore.

Menaxhimi i burimeve njerëzore nuk është shkencë abstrakte përkundrazi është shumë konkrete dhe përbëhet nga aktivitete respektivisht funksione të cilat duhet doemos t’i realizojë ai që kërkon e që pretendon të menaxhojë. Këto aktivitete nëse shihet nga këndvështrimi i procesit janë të renditura, siç vijon: analiza e vendeve të punës, planifikimi, rekrutimi e përzgjedhja, zhvillimi, motivimi, vlerësimi e shpërblimi dhe krejt në fund kontrolli si aktivitetet përmbyllës që përcjell të gjitha funksionet e lartpërmendura.

Funksioni bazë i menaxhimit të burimeve njerëzore që autorët eminent nga kjo fushë e quajnë analizë të vendeve të punës, paraqet pikën nga i cila edhe startojnë të gjitha funksionet e burimeve njerëzore në çdo organizatë. Këtu bëhet fjalë për dy shtylla në njërën bëhet përshkrimi i punës gjegjësisht cila është puna, si bëhet, mjetet etj. dhe në të dytën dijet, aftësitë, shkathtësitë e personit i cili duhet të kryejë punën. Ligjerimi i lëndëve është puna kryesore e thelbësore e pedagogëve universitar konform ligjit për arsimin e lartë si dhe aktveve të tjera nënligjore. Në këto akte në mënyrë të qartë e të prerë janë paraparë kushtet të cilat duhet të plotësohen për të ligjëruar një lëndë të caktuar. Analizën e vendeve të punës e ndihmon edhe ‘Manuali klasifikues i Fraskatit’, sipas të cilit shkencat grupohen në bazë të fushave dhe nënfushave. Ky Manual përdoret mes tjerash edhe për zgjedhje që kanë të bëjnë me titujt shkencorë, për formimin e komisioneve për vlerësimin dhe mbrojtjen e punimeve shkencore, për krijimin e strukturës organizative të fakultetit, për bashkëpunim shkencor dhe të ngjashme. Përkundër kësaj, ndërkaq, në fakultetin Ekonomik gjërat janë bërë ashtu siç janë bërë, Manuali dhe rregulloret nuk janë marrë parasysh aspak gjatë ndarjes së lëndëve. Kështu, në shumicën e rasteve profesorë të fushës së shkencave organizative ligjërojnë lëndë nga fusha e ekonomisë, ata të fushës së turizmit ligjërojnë lendë nga fusha e makroekonomisë, ata të marketingut ligjërojnë lëndë nga fusha e bankave e kështu me radhë, gjithnjë për së mbrapshti. E ngjashme është situata edhe gjatë formimit të komisioneve për vlerësimin e punimeve të magjistraturës dhe doktoraturës. Ky mishmash i krijuar në fakultetin për të cilin është fjala, i ngjan asaj anekdodës kur sulltani gjatë emërtimit të vezirëve nëpër resorët e Perandorisë Osmane qëllimisht u ngatërron pozitat, dhe në pyetjen e kryevezirit se pse e bën këtë gjë ai përgjigjet: poqese i emëroja sipas kompetencave dhe fushave as ti nuk do të ishe kryevezir e as unë sulltan. Simpatia apo diçka tjetër e panjohur për shkencën e burimeve njerëzore ka qenë kriter parësor e kryesor për ndarje të lëndëve edhe në master dhe doktoraturë./GazetaExpress/