Sipas marrëveshjes të bërë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, 200 të dënuar shqiptarë në shtetin ishullor do të transferohen në vendin tonë për të vuajtur dënimin. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i ftuar në emisioni Opinion në Tv Klan, ka thënë se deri më tani kanë kërkuar rreth 25 shqiptarë të dënuar në Britani që të transferohen në Shqipëri për të vuajtur dënimin.
Dënimi me burg i dhënë nga autoritetet britanike, do të konvertohet nga gjykatat shqiptare sipas ligjit.
“Kjo marrëveshje do zgjasë 2 vjet. Mund të rishikohet marrëveshja me autoritet britanike. Bëhet fjalë për rreth 200 të dënuar shqiptarë. Kërkesat e para që kanë ardhur janë rreth 25 shtetas shqiptarë të dënuar në Britani që kanë dhënë pëlqimin të konvertohet dënimi dhe të vijnë në Shqipëri. Të gjitha shpenzimet mbulohen nga pala britanike. Ata do mbulojnë të gjitha shpenzimet sipas standardit tonë. Përveç kësaj, marrëveshja parashikon edhe një grant që nuk ka lidhje me mbulimin e kostove, që është bonus, rreth 5 milionë Euro që shkon për fuqizimin e kapaciteteve në sistemet e institucioneve tona të vuajtjeve penale”, u shpreh ministri Ulsi Manja.
Dënimi me burg i dhënë nga autoritetet britanike, do të konvertohet nga gjykatat shqiptare sipas ligjit. Nga kjo marrëveshje me Britaninë, Shqipëria nuk ka asnjë kosto por të gjitha shpenzimet mbulohen nga pala britanike. /Gazeta Express