Manipulimi me vota, Prokuroria në Gjilan: Po vazhdon intervistimi i të dyshuarve, në Viti dallimi më i madh në rezultat - Gazeta Express
string(116) "manipulimi-me-vota-prokuroria-ne-gjilan-po-vazhdon-intervistimi-i-te-dyshuarve-ne-viti-dallimi-me-i-madh-ne-rezultat"

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 15:20

Manipulimi me vota, Prokuroria në Gjilan: Po vazhdon intervistimi i të dyshuarve, në Viti dallimi më i madh në rezultat

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 15:20

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se sot policia ka intervistuar disa të dyshuar për manipulim të rezultateve. Bëhet fjalë për komunën e Vitisë, meqë sipas prokurorisë në këtë komunë ka pasur ëm shumë ndryshime në rezultat pas rinumërimit.

Prokuroria thotë se intervistimet po vazhdojnë.

 “Me datë 03.02.2026 kemi autorizuar policinë për intervistimin e të dyshuarve, fillimisht në Komunën e Vitisë, me që në këtë komunë ka pasur më tepër ndryshim në rezultat sipas rinumërimit, në krahasim me komunën e Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës, Ranillugut, Parteshit, për të cilat intervistimet  e të dyshuarve janë duke vazhduar akoma.”

Prokuroria shton se në rajonin e Gjilanit nuk është vërejtur ndonjë dallim i theksuar në vota, vetëm një kandidat ka minus 145 vota pas rinumërimit.

Tutje thuhet se prokuroria do të vazhdojë me hetime në procedurë të rregullt deri në intervistimin e të gjithë të dyshuarve në të gjitha komunat.

“Ju njoftojmë se në territorin, kompetencë e së cilës është Prokuroria Themelore në Gjilan, nuk është ndonjë dallim i theksuar nga rezultati i publikuar më parë në krahasim me rezultatin pas rinumërimit të votave (vlen të theksohet se vetëm një kandidat rezulton  me -145 vota pas rinumërimit dhe të gjithë të tjerët janë nën këtë shifër) siç ka rezultuar në  komunat e tjera të Republikës së Kosovës, andaj Prokuroria Themelore në Gjilan do të vazhdojë me hetime në procedurë të rregullt, deri në intervistimin e të gjithë të dyshuarve në gjitha komunat, përveq nëse paraqitet ndonjë rrethanë tjetër.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement