Falsifikimi i rezultatit të votimit në Suharekë, intervistohen 72 të dyshuar, 19 kryesuesve u caktohet masa e ndalimit - Gazeta Express
string(78) "manipulimet-me-vota-ndalohen-19-kryesues-te-komisioneve-ne-komunen-e-suharekes"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 16:03

Falsifikimi i rezultatit të votimit në Suharekë, intervistohen 72 të dyshuar, 19 kryesuesve u caktohet masa e ndalimit

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 16:03

Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar komunikatë për nisjen e hetimeve në komunën e Suharekës për dyshimet me manipulime me vota.

Prokuroria thotë se janë intervistuar 72 personave, 19 prej të cilëve janë ndaluar për 48 orë.

Ata dyshohet se në cilësinë e kryesuesve të komisioneve kanë kryer veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”.

“Pas autorizimit nga Prokuroria dhe në kuadër të këtij hetimi, janë intervistuar shtatëdhjetë e dy (72) të dyshuar.  Nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre pas intervistimit në polici, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 par.2  të KPRK-së.”

Prokuroria thotë se brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.

“Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe të drejtës së votës së qytetarëve, në luftën kundër veprave penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që veprojnë në kundërshtim me ligjin.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement