Manifestimet për shënimin e përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit janë zhvilluar nën masa të larta të sigurisë - Gazeta Express
string(113) "manifestimet-per-shenimin-e-pervjetorit-te-lindjes-se-goce-dellcevit-jane-zhvilluar-nen-masa-te-larta-te-sigurise"

Ballina

Gazeta Express

04/02/2023 16:30

Manifestimet për shënimin e përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit janë zhvilluar nën masa të larta të sigurisë

Ballina

Gazeta Express

04/02/2023 16:30

Ceremonia e përkujtimit të lindjes së heroit maqedonas Goce Dellçev” në Shkup u shoqërua nën masa të rrepta sigurie. Shërbimet policore të njësiteve të ndryshme janë mobilizuar që të shmangin incidentet e mundshme në kryeqytet, pasi që kishte paralajmërime për provokime nga shtetas bullgar, të cilët donin të vinin te kisha “Sveti Spas” ku ndodhet edhe varri i Goce Dellçevit. Kordone të policisë kishte si nga toka, ashtu mbikëqyrje të situatës edhe nga ajri.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm sistemi i policisë kufitare ishte jashtë funksionit dhe si rrjedhojë në të gjithë hyrje-daljet në shtet u krijuan radhë të gjata të pritjes. Gjatë 3 orëve të bllokimi të kufijve tensione të shumta pati vetëm në kufiri me Bullgarinë në Deve Bair, ku shtetasit bullgar ishin nisur me pretekstin për ceremoninë festive drejt Shkupit. Pamjet amatore nga celulari tregojnë civilë të cilët me fjalë fyese në gjuhën bullgare iu drejtohen policëve maqedonas.

Lexo Edhe:

“Le të vijë shefi! Ne jemi shtetas bullgar dhe gjithashtu edhe evropian! Nëse doni që gjërat të ecin normalisht ju duhet të silleni me respekt ndaj shtetasve bullgar, ashtu siç ne po sillemi me ju! Nuk ka nevojë për bërtitje! Po ka nevojë të bërtasim sepse nuk po kuptoni bullgarisht! Atë që po bëjnë bashe-qytetarët tuaj nuk është normale. Nuk jemi të armatosur, s’kemi bomba e as nuk jemi nga Afganistani!

Ju lutem, hynë në veturat tuaja! Nuk do të hyjmë, a doni ti përzëmë policët! Mos bërtit! Se çfarë do të bësh? Tërhiqu pas! Jo, duam të shkojmë te varri i Goce Dellçevit, a ju këtu ‘cigani’ na bëni problem të hyjmë. Askush s’po ju bën probleme! Pse e prishët sistemin? Do të hyni kur të rregullohet!”

Për këtë incident, nga Ministria e Brendshme konfirmojnë se në vendkalimin kufitar Deve Bair janë ndaluar tre shtetas bullgarë, të cilët kanë tentuar të sulmojnë fizikisht punonjësit e policisë.

“Rreth orës 12:45 në pikën kufitare “Deve Bair” ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë publike nga shtetasit bullgar G.Z (35), A.H (50) dhe R.H (54), të cilët fillimisht me fjalë, në mënyrë të vrazhdë dhe në mënyrë të pahijshme kanë përdorur fyerjet me zë të lartë dhe më pas ka tentuar të sulmojë fizikisht policët të cilët po kryenin veprime zyrtare. Janë ndaluar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit”, thanë nga Ministria e punëve të brendshme.

Gjatë ditës së shtunë kishte edhe bllokim total të lëvizjes në rrugën që të shpie drejt kalasë së Shkupi, ku pozicionohet edhe Kisha që u zhvillua ceremonia. Ndërkaq, regjim të përkohshëm pati edhe në rrugët ndërlidhëse, ku qëndruan punkte policore dhe vrojtonin sjelljet e kalimtarëve të rastësishëm. Në perimetrin e sigurisë që u krijua rreth Kishës “Sveti Spas” nuk u lanë të kalojnë as ekipet e gazetarëve./Alsat.mk