‘Manifesta 14’ shkak i takimit të ministrit Çeku me delegacionin nga Spanja - Gazeta Express
string(73) "manifesta-14-shkak-i-takimit-te-ministrit-ceku-me-delegacionin-nga-spanja"

Arte

Gazeta Express

25/07/2022 15:32

‘Manifesta 14’ shkak i takimit të ministrit Çeku me delegacionin nga Spanja

Arte

Gazeta Express

25/07/2022 15:32

Edicioni i ardhshëm i festivalit kulturor ‘Manifesta’ do të mbahet në Barcelonë, përderisa delegacioni nga Spanja i përbërë nga nënkryetari për kulturë i komunës së Barcelonës dhe drejtoresha e Institutit të Kulturës së Barcelonës takuan ministrin e kulturës Hajrulla Çekun për të diskutuar për edicionin e sivjetmë të Manifesta 14 dhe edicionin tjetër që do të mbahet në qytetin spanjoll.

Shkrimi i plotë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit:

Lexo Edhe:

Ministri Çeku priti në takim delegacionin nga Spanja që kanë ardhur për ta vizituar Kosovën si pjesë e Manifesta 14 Prishtina.

Delegacioni i përbërë nga Jordi Marti, nënkryetar për kulturë i komunës së Barcelonës, Eva Soria Puig, drejtoreshë në Institutin e Kulturës të Barcelonës, dhe Marta Clari, gjithashtu drejtore në komunën e Barcelonës, u njoftuan më shumë me skenën kulturore të Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutuan mundësitë e shkëmbimit të artistëve mes Prishtinës dhe Barcelonës, bashkëpunimit të institucioneve lokale dhe qendrore të të dyja vendeve. Ministri Çeku e njoftoi delegacionin më shumë me të arriturat e kulturës në Kosovë, me skenën e bujshme të artit bashkëkohor, sukseset ndërkombëtare të muzikantëve kosovar, dhe për industrinë shumë të suksesshme të filmit.

Gjithashtu, u diskutua për përvojat e organizimit të Manifesta 14 Prishtina në ndihmë të organizimit të Manifesta 15 Barcelona, e cila do të mbahet në vitin 2024 në Barcelonë, ndërsa ftuan ministrin Çeku për të vizituar edicionin e ardhshëm të Manifesta.

/Gazeta Express