Mane mund të kthehet në kohë nga lëndimi për përballjen me Atleticon - Gazeta Express
string(68) "mane-mund-te-kthehet-ne-kohe-nga-lendimi-per-perballjen-me-atleticon"

Mane mund të kthehet në kohë nga lëndimi për përballjen me Atleticon

Gazeta Express

25/01/2020 12:43

Sadio Mane e pësoi një lëndim muskulor gjatë fitores së Liverpoolit me rezultat 2:1 kundër Wolverhampton Wanderers dhe ai mund të mungojë deri në tre javë shkaku i këtij lëndimi.

Sulmuesi senegalez mund të shërohet në kohë nga lëndimi i tij për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit më 18 shkurt, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka konfirmuar se Mane do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Liverpoolit, që do të zhvillohet të dielën kundër Shrewsburyt në kuadër të FA Cup.

Klubi i Premierligës ende nuk e ka lëshuar asnjë deklaratë zyrtare sa i përket lëndimit të Mane, mirëpo mediumet angleze raportojnë se ai do të mungojë edhe në dy ndeshjet e javës së ardhshme të Liverpoolit – kundër West Hamit dhe Southamptonit.

Pasi që Liverpooli e ka një epërsi prej 16 pikësh në krye të tabelës së Premierligës, mungesa e Manes nuk pritet të ketë ndikim të madh në shpresat e Liverpoolit për t’u shpallur kampion i Anglisë për herë të parë në 30 vjet.

Në anën tjetër, mungesa e tij do të luante rol shumë më të rëndësishëm në përballjen e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridi, pasi që aty gjithçka vendoset nga dy ndeshjet vajtje-ardhje. /Gazeta Express/