Mandzukic gjen golin e parë në Katar, çon skuadrën në finale të Kupës - Gazeta Express
string(68) "mandzukic-gjen-golin-e-pare-ne-katar-con-skuadren-ne-finale-te-kupes"

Mandzukic gjen golin e parë në Katar, çon skuadrën në finale të Kupës

Gazeta Express

12/01/2020 8:41

Pas gjysmës së parë të sezonit në tribunën e “Allianz Stadium”, Mario Mandzukic është rikthyer të shënojë dhe e ka bërë këtë në ndeshjen e dytë me skuadrën e tij të re, Al Duhail në Katar.

Sulmuesi kroat u transferua në fund të vitit të kaluar në Katar dhe shënoi gol që në debutim, por atëherë ishte VAR-i, që i “ngriu buzëqeshjen”, pasi ia anuloi për pozicion jashtë loje.

Lexo Edhe:

Megjithatë sot Mandzukic shënoi në sfidën gjysmëfinale në Kupës së Princit të Katarit, duke ndihmuar skuadrën e tij të triumfojë me rezultatin final 2-0 dhe të kualifikohet në finale.