Mandati i Xhaçkës, Spiropali: Do veprojmë sipas Venecias - Gazeta Express
string(54) "mandati-i-xhackes-spiropali-do-veprojme-sipas-venecias"

Shqiperi

Gazeta Express

13/09/2024 20:50

Mandati i Xhaçkës, Spiropali: Do veprojmë sipas Venecias

Shqiperi

Gazeta Express

13/09/2024 20:50

Pasi Kuvendi kundërshtoi dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu drejtua Komisionit të Venecias për një mendim përfundimtar për të zgjidhur ngërçin, për këtë çështje.

Përmes kërkesës Spiropali kërkon sqarime për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit.

Lexo Edhe:

Në shkresën e saj, zonja Spiropali shprehet se Kushtetuta e detyron Kuvendin të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se paqartësia mbetet sesi duhet të veprojë Kuvendi kur ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese për çështje të së njëjtës natyrë, që janë në fuqi dhe mbajnë qëndrime antagoniste apo edhe me tepër kur vendimi detyron deputetin si duhet të votojë”.

Përmes kësaj shkrese, kryeparlamentarja pyet: A është e mundur që në këto raste të detyrohet deputeti të votojë në një mënyrë të caktuar, parë në këndvështrimin e nenit 70/1 të Kushtetutës dhe nenit 73/1 të Kushtetutës, që parashikon se deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura dhe votën në Kuvend?