Mandati i Xhaçkës, Këshilli vendos të premten, e pranishme dhe ministrja - Gazeta Express
string(70) "mandati-i-xhackes-keshilli-vendos-te-premten-e-pranishme-dhe-ministrja"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 11:06

Mandati i Xhaçkës, Këshilli vendos të premten, e pranishme dhe ministrja

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 11:06

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla do të mbledhë të premten në orën 13:00, Këshillin e i Rregullores dhe Mandatave për të diskutuar për mandatin e ministres Olta Xhaçka.

E pranishme në këtë mbledhje do të jetë edhe vetë ministrja.

Lexo Edhe:

Mbledhja e këshillit vjen pas kërkesës së 14 deputetëve të PD që kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të mandatit të deputetes për shkak se sipas tyre, ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Mocioni u depozitua sot dhe disa nga deputët e PD-së kanë kërkuar ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit për ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në mocion sqarohet se kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TÇ shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes Olta Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar.