Mancini tregon favoritin kryesor për ta fituar titullin në Serie A. - Gazeta Express

Mancini tregon favoritin kryesor për ta fituar titullin në Serie A.

Futboll

Gazeta Express

31/05/2020 8:46

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, beson se Juventusi mbetet favorit kryesor për ta fituar titullin në Serie A edhe këtë sezon, edhe pse pret nga Lazio dhe Interi t’i bëjnë rivalitet të denjë bardhezinjve deri në fund.

Lazio dhe Juventus janë dy skuadrat që janë në kreun e renditjes, kurse pak më e shkëputur, por jo shumë larg, qëndron skuadra e Interit.

Mancini thotë se këto tri skuadra do të garojnë deri në fund për të fituar “Scudetton”.

“Lazio dhe Juve do të luftojnë deri në fund, por ne kemi parë në Bundesliga se avantazhi i ndeshjeve vendas nuk vlen më pasi ndeshjet luhen pa tifozë”, ka thënë Mancini.

“Mendoj se Interi mund të ketë shansin që të kthehet në lojë duke rivalizuar Lazion dhe Juventusin. Ne mund të shohim surpriza, por Juve mbeten favoritët sepse kanë shumë mundësi për rotacione në skuadër”, shtoi italiani.

Juventus aktualisht numëron 63 pikë dhe kryeson Serinë A një pikë më shumë se Lazio e vendit të dytë.

Interi pozicionohet në vendin e tretë me 54 pikë të grumbulluara.