Manchester Unitedi ka arritur një fitore të madhe sonte në “Old Trafford” dhe kështu ka siguruar kalimin në finalen e madhe të Ligës së Europës.
“Djajtë e Kuq” kanë fituar 4-1 ndaj Athletic Club, me një pjesë të dytë të jashtëzakonshme.
Në pjesën e parë, mysafirët nga Bilbao shënuan për 1-0, përmes Alex Berenguer, mirëpo pjesa e dytë ishte e tëra e Unitedit.
Fillimisht, ishte Mason Mount që barazoi gjithçka në “Teatrin e Ëndrrave”, derisa golin e dytë për vendasit e shënoi Casemiro në minutën e 80-të.
Për 3-1 shënoi Rasmus Hojlund, teksa pak para fishkëllimës së gjyqtarit, Mason Mount realizoi edhe një herë.
Në finale, Unitedi do të luajë ndaj Tottenham Hotspur.
Finlja luhet në “San Mames”, dhe zhvillohet me 21 maj./GazetaExpress