Manchester Unitedi i ofron 85 milionë euro për mbrojtësin e Real Madridit - Gazeta Express
string(73) "manchester-unitedi-i-ofron-85-milione-euro-per-mbrojtesin-e-real-madridit"

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 9:25

Manchester Unitedi i ofron 85 milionë euro për mbrojtësin e Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 9:25

Manchester Unitedi është i gatshëm ta derdhë një shumë të majme parash për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, sipas mediave spanjolle.

Gjiganti i Premierligës Manchester United ka shprehur gatishmëri t’i ofrojë 85 milionë euro për mbrojtësin Varane, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi i Francës është shumë i rëndësishëm në skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane, por nuk është shënuar ndonjë përparim në bisedimet e tij me klubin për vazhdimin e marrëveshjes.

Raportohet se Madridi është i hapur për ta shitur francezin.

Marrëveshja e tij me klubin mbaron në verën e vitit të ardhshëm.

Prandaj, Unitedi është duke e vëzhguar situatën e Varane dhe është i gatshëm t’i paguajë deri në 85 milionë euro. /Gazeta Express/