Manchester United zgjohet në fund, e deklason Newcastle - Gazeta Express
string(54) "manchester-united-zgjohet-ne-fund-e-deklason-newcastle"

Gazeta Express

17/10/2020 23:20

Manchester United zgjohet në fund, e deklason Newcastle

Gazeta Express

17/10/2020 23:20

Manchester United është zgjuar në fund të ndeshjes për t’i shënuar tre gola dhe përmbysur kështu Newcastle dhe fituar me rezultat 1-4. Newcastle kaloi në epërsi, por United në 10 minutat e fundi të ndeshjes shënoi 3 gola, derisa kishte barazuar në pjesën e parë

Manchester United e ka mposhtur Newcastle United me rezultat 1-4 sonte.

Lexo Edhe:

Newcastle filloi shumë më mirë takimin, Luke Shaw shënoi autogol në minutën e dytë.

Manchester United u kthye në lojë dhe ishte Bruno Fernandes që shënoi fillimisht në minutën e 20-të por goli i tij u anulua.

Por, tre minuta më vonë golin e barazimit e shënoi Harry Maguire.

Në pjesën e dytë Manchester United ishin përsëri më të mirë dhe vazhdimisht e kërkuan golin.

Një penallti të fituar nga Rashford nuk arriti që ta shënonte Bruno Fernandes pasi që priti Darlow.

Por, United do të zgjohej në fund.

Bruno Fernandes do ta përmirësonte gabimin e humbjes se penalltisë dhe do të shënonte gol në minutën e 86-të.

Një hapje e Newcastle pati pasoja në mbrojtje pasi që Aaron Wan-Bissaka shënon gol në minutën e 90-të.

Golin tjetër për Manchester United do ta shënonte ishte ai në minutën e 96 ku kësaj radhe do të shënonte Marcus Rashford.

Goli e ngrit United në kuotën e 6 pikëve pas katër ndeshjeve të zhvilluara, ku ka dy humbje dhe dy fitore. /GazetaExpress/