Manchester City ka futur ish-kapitenin e tij, Vincent Kompany, në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e skuadrës në rast se Pep Guardiola vendos të largohet.
Kompany shihet si një opsion afatgjatë për City, falë udhëheqjes së tij, njohjes së thellë të kulturës së klubit dhe reputacionit në rritje si trajner.
Drejtuesit e klubit besojnë se ish-qendërmbrojtësi mund të jetë një zgjedhje e duhur për të vazhduar filozofinë e Guardiola-s dhe për të sjellë stabilitet afatgjatë në skuadër. /GazetaExpress