Manchester City është gati të paguajë mbi 30 milionë euro për portierin 22-vjeçar James Trafford, të cilin e shitën te Burnley për 17 milionë euro në vitin 2023.
Kjo do të thotë se riblerja e tij ka nxjerrë me humbje skuadrën e “citizens”, që rikthejnë në bazë portierin britanik.
Trafford ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare plus një vit opsion dhe do të konkurrojë me Ederson për fanellën numër 1 nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola. Trafford-it i është dhënë leja për të kryer vizitat mjekësore.
🚨🔵 James Trafford, set for main part of medical tests today at Manchester City.
£27m deal agreed with Burnley last week, as exclusively revealed. pic.twitter.com/XaVAXQC1eu— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 28, 2025
Marrëveshja për të sjellë James Trafford përsëri në Manchester City nga Burnley pritet ta bëjë atë portierin më të shtrenjtë në historinë britanike, sipas “The Athletic”.
Shuma mbi 30 milionë euro tejkalon shifrën që Everton pagoi për të nënshkruar Jordan Pickford nga Sunderland në vitin 2017.
Trafford mund të jetë shpejt titullar në rast se Ederson vendos të largohet, pasi e kërkon Gallatasaraj. Edhe Stefan Ortega pritet të largohet nga City, por asgjë nuk është e konfirmuar. Portieri 22-vjeçar britanik është një nga lojtarët e akademisë së Manchester City.