Manchester City kalon tutje në FA Cup pas fitores ndaj Salfordit - Gazeta Express
string(64) "manchester-city-kalon-tutje-ne-fa-cup-pas-fitores-ndaj-salfordit"

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 18:01

Manchester City kalon tutje në FA Cup pas fitores ndaj Salfordit

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 18:01

Manchester City ka siguruar biletën për në fazën tjetër të FA Cup, pasi mposhti në shtëpi Salford City me rezultat 2-0.

“Qytetarët” e nisën furishëm takimin dhe kaluan në epërsi që në minutën e 6-të, kur Dorrington devijoi topin në portën e tij gjatë një përpjekjeje për ta larguar rrezikun.

Mysafirët rezistuan deri në minutën e 81-të, por më pas Marc Guéhi vulosi triumfin me një goditje të saktë me kokë.

Me këtë fitore, City vazhdon rrugëtimin në kupë, ndërsa kundërshtarin e radhës do ta mësojë pas shortit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement