Manchester City e meriton një kërkim falje, pasi CAS-i ia hoqi pezullimin evropian - thotë Guardiola - Gazeta Express
string(97) "manchester-city-e-meriton-nje-kerkim-falje-pasi-cas-i-ia-hoqi-pezullimin-evropian-thote-guardiola"

Gazeta Express

14/07/2020 20:07

Manchester City e meriton një kërkim falje, pasi CAS-i ia hoqi pezullimin evropian – thotë Guardiola

Gazeta Express

14/07/2020 20:07

Pep Guardiola thotë se Manchester City e meriton një kërkim falje, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e shfuqizoi dënimin me dy vjet mospjesëmarrje në garat evropiane.

Të hënën, CAS-i ia hoqi Cityt pezullimin që ia kishte vendosur UEFA, si dhe ia uli gjobën fillestare prej 30 milionë euro në 10 milionë sosh, për shkak se shumica e shkeljeve ose nuk ishin vërtetuar ose ishin me afat të skaduar kohor, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

UEFA e kishte akuzuar Cityn për shkelje të rregullave për ndershmëri financiare duke i fryrë të hyrat nga sponsorët në librat e llogarive si dhe për mosbashkëpunim me hetimin ndaj tij.

Guardiola beson se City nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme dhe se për këtë meriton kërkim falje.

Trajneri spanjoll tha pas vendimit të CAS-it: “Neve duhet të na kërkojnë falje”.

“Sikur të kishim bërë diçka gabim, do ta kishim pranuar vendimin. Por ne kemi të drejtë të mbrohemi kur besojmë se ajo që kemi bërë ka qenë e drejtë. Tre gjykatës të pavarur e thanë këtë”, shtoi ai. /Gazeta Express/