Manchester City dhe Tottenham sigurojnë kalimin në raundin e katërt të EFL Cup - Gazeta Express
string(78) "manchester-city-dhe-tottenham-sigurojne-kalimin-ne-raundin-e-katert-te-efl-cup"

Futboll

Gazeta Express

24/09/2025 22:42

Manchester City dhe Tottenham sigurojnë kalimin në raundin e katërt të EFL Cup

Futboll

Gazeta Express

24/09/2025 22:42

Manchester City dhe Tottenham Hotspur kanë kaluar me sukses në raundin e katërt të EFL Cup, pasi siguruan fitore të qarta në ndeshjet e raundit të tretë të zhvilluara mbrëmë.

Skuadra e Pep Guardiolës arriti të eliminojë Huddersfield Town me rezultat 0-2. Golin e parë për “Qytetarët” e realizoi Phil Foden në minutën e 18-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Avantazhi u dyfishua në pjesën e dytë, kur braziliani Savinho vulosi rezultatin në minutën e 74-të, duke i siguruar kështu City-t një kualifikim pa shumë vështirësi.

Edhe Tottenham nuk zhgënjeu, duke fituar bindshëm në shtëpi ndaj skuadrës modeste, Doncester. Goli i parë u shënua nga Palhinha në minutën e 14-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, McGrath shënoi një autogol, duke e bërë edhe më të lehtë fitoren e “Spurs”.  Goli i tretë erdhi në minutën e 4-të shtesë të ndeshjesh dhe u shënuan nga Johnson.

Në ndeshjet e tjera, Newcastle United tregoi forcë duke fituar bindshëm 4-1 ndaj Bradford City. “Magpies” dominuan gjatë gjithë takimit, duke e konfirmuar veten si një skuadër që synon të shkojë larg në këtë garë.

Ndërkohë, vëmendja sonte është te ndeshja mes Port Vale dhe Arsenalit, që do të përcaktojë edhe skuadrën e fundit që do t’i bashkohet emrave të mëdhenj në raundin e katërt.

“Topçinjtë” janë duke fituar 1-0 dhe pritet që të kalojnë edhe ata në rrethin tjetër, nëse deri në fund të ndeshjes nuk ka ndonjë befasi. /GazetaExpress/