Manastriliu: BE do ta rishikojë pas dy javësh vendimin për kufijtë me Shqipërinë - Gazeta Express
string(79) "manastriliu-be-do-ta-rishikoje-pas-dy-javesh-vendimin-per-kufijte-me-shqiperine"

Manastriliu: BE do ta rishikojë pas dy javësh vendimin për kufijtë me Shqipërinë

Gazeta Express

03/07/2020 22:58

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se vendimi i Bashkimit Europian për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë është bazuar vetëm në kriterin epidemiologjik të situatës në dy javët e fundit, pra rritjes së numri të infeksionve.

E ftuar në emisionin Java në RTSH, Manastirliu deklaroi se BE pas dy javësh do të bëjë një tjetër vlerësim.

Lexo Edhe:

“Është një vendim që do të vlerësohet sërish dy jave më pas. Vlerësimi që është bërë, është një kriter puro epidemiologjik.

Kriteri që Europa ka vendosur është numri i rasteve të prekura për 100 mijë banorë në dy javët e fundit”, tha Manastirliu.

Sipas ministres Manastirliu, rritja e rasteve erdhi pasi në momentin e hapjes pati një relaksim nga ana e qytetarëve.