Manastirliu: Vatrat e Covid-19 janë shtuar, qytetarët janë treguar neglizhentë - Gazeta Express
string(76) "manastirliu-vatrat-e-covid-19-jane-shtuar-qytetaret-jane-treguar-neglizhente"

Manastirliu: Vatrat e Covid-19 janë shtuar, qytetarët janë treguar neglizhentë

Gazeta Express

14/07/2020 22:44

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliu duke folur për situatën nga koronavirusi pas përfundimit të fazës së mbylljes në banesa të qytetarëve, deklaroi se pandemia ka ardhur tashmë në një tjetër fazë.

Manastiirliu tha se vatrat e Covid-19 janë shtuar. Ajo theksoi se relaksimi i masave solli edhe neglizhencë nga shumë qytetarë.

Lexo Edhe:

“Shqipëria është më mirë në raport me vendet e tjera. Por të krahasohesh për numrin e fataliteteve është e dhimshme. Kjo sepse është dicka e rëndë në radhë të parë për viktimën, pastaj për familjarët dhe të afërmit. Ne punojmë për të shpëtuar sa më shumë jetë. Pandemia ka ardhur në një fazë të re, ka më shumë vatra.

Kjo duhet pasuar me rregulla nga shoqëria. Prisnim më shumë bashkëpunim nga ana e qytetarëve dhe prisnim numra më të vegjël tanimë. Me reflaksimin e masave, pësuam edhe relaksim të sjelljes, duke shmangur masat për Covid-19. Kemi pasur madje edhe grumbullimeve, që mund të kenë pasur efekte negative. Sot kemi 90 mijë teste”, tha Manastirliu në ‘Real Story’.