Rey Manaj nuk ka të ndalur.
Sulmuesi 27-vjeçar ka gjetur sërish golin, këtë herë në minutën e 89’, duke i dhënë fitoren minimale 1-0 Sivassporit në sfidën përballë Katagumrukut.
Pas një krosimi nga krahu, Manaj u gjend në vendin e duhur dhe stopoi mirë topin, për ta dërguar në rrjetë dhe nisur festën e tifozerisë vendase.
Ky është goli i 16 i Rey Manajt në Superligën turke, me sulmuesin kuqezi që sheh para vetes vetëm Dzekon e Icardin, që kanë shënuar nga 18 gola.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...