Manaj synon skuadrën e parë të Barcelonës - Gazeta Express
string(41) "manaj-synon-skuadren-e-pare-te-barcelones"

Manaj synon skuadrën e parë të Barcelonës

Gazeta Express

21/05/2020 19:12

Faqja zyrtare e Barcelonës i ka rezervuar një hapësirë të veçantë Rey Manajt, që i është bashkuar skuadrës B të katalanëve nga Albacete gjatë merkatos së dimrit.

Ai ka prekur tema të ndryshme në një intervistë për Barca TV që mund ta lexoni më poshtë.

Lexo Edhe:

Manaj nuk e ka fshehur se objektivi i tij është që një ditë të përfundojë në skuadrën e parë të Barcelonës, ndërsa tashmë është ulur në stol në një ndeshje zyrtare për skuadrën e parë.

Periudha e karantinës: Kam qenë me familjen time. Të paktën nuk kam qenë vetëm, por me prindërit, gjyshen time dhe qenin tonë. Emri i tij është Budino, ai është një labrador. Izolimi ka qenë i çuditshëm, sepse ne kurrë nuk e kemi provuar diçka të tillë. Asnjëherë nuk jemi mbyllur në shtëpi për dy muaj. Dy muaj pa prekur topin është shumë e vështirë. Tani mund të vrapojmë. Megjithëse ende nuk jemi të gjithë bashkë, ne po bëjmë mirë për të përmirësuar gjendjen tonë fizike dhe gjithashtu për të pastruar mendjen”.

Stërvitje dhe dietë: Jam kujdesur shumë për ushqimin tim, megjithëse një ditë hëngra një pjatë tipike shqiptare të quajtur sultjash, e cila është puding me oriz të nxehtë.

Koha e lirë: Tani po lexoj një libër, që është motivues dhe që në këtë periudhë të vështirë më ka ndihmuar shumë. Në fakt, më pëlqen shumë të lexoj për shkak të detajeve dhe shërben për të pastruar mendjen.

Situata në Shqipëri: Atje janë më të qetë. Ka shumë pak raste me Koronavirus dhe ata jetojnë jetë normale. Ka pasur mbyllje, por më shumë si masë paraprake. Tezja ime në Codogno? Për fat, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka kaluar disa muaj shumë të vështirë. Përfundimi ka qenë shumë i vështirë, megjithëse pak nga pak, gjërat po qetësohen.

Përgatitjet për play-off: Një promovim është gjithmonë një promovim dhe jam edhe më i emocionuar që kam mundësinë për ta bërë atë me Barçën. Ne do të përgatitemi me kujdes. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ky virus ende nuk është zhdukur dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të presim që ta gjejnë vaksinën. Jemi shumë të ngazëllyer që mund të stërvitemi përsëri dhe do të përgatitemi mirë në mënyrë që të përpiqemi të fitojmë ngjitjen një kategori më lart.

Përvoja te Barça: Para se të mbërrinte Covid-19, po ndihesha më mirë në ekip. Asnjëherë nuk është e lehtë të ndryshosh skuadra në janar, duhet të takosh shokë të rinj dhe të mësohesh me dinamika të reja, por unë e bëra duke menduar se ishte gjëja më e mirë për të ardhmen time dhe isha i lumtur. Të luash pa tifozë do të jetë e çuditshme, duhet të jemi shumë të fortë mendërisht për të fituar tri ndeshjet play-off.

Kontaktet me kuqezinjtë: Ditët e fundit kam pasur kontakte me lojtarët e Kombëtares Shqiptare dhe me trajnerin. Të gjithë kemi të njëjtën ndjenjë, shpresojmë se mund të takohemi përsëri dhe të jemi në gjendje t’i luajmë ndeshjet për t’u përgatitur për Kupën e Botës.