Manaj shkëlqen në rikthim, dy gola për Sivassporin në barazimin spektakolar - Gazeta Express
string(74) "manaj-shkelqen-ne-rikthim-dy-gola-per-sivassporin-ne-barazimin-spektakolar"

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 16:27

Manaj shkëlqen në rikthim, dy gola për Sivassporin në barazimin spektakolar

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 16:27

Rey Manaj ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të dytë me Sivasspor, duke lënë menjëherë gjurmë me paraqitjen e tij.

Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola në përballjen ndaj Vanspor FK, në një ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-3. Njëri prej golave erdhi pas një ekzekutimi të saktë nga goditja e lirë, duke dëshmuar cilësinë dhe qetësinë e tij para portës.

Këto ishin golat e parë për 28-vjeçarin pas rikthimit te Sivasspori, pasi së fundmi kishte qenë pjesë e klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Sharjah.

Manaj duket se është rikthyer në formë optimale dhe pritet të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës turke në vazhdim të sezonit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement