Manaj pas het-trikut me Barcelonën: “E ardhmja? Të shohim” - Gazeta Express
string(54) "manaj-pas-het-trikut-me-barcelonen-e-ardhmja-te-shohim"

Futboll

Gazeta Express

21/07/2021 23:00

Manaj pas het-trikut me Barcelonën: “E ardhmja? Të shohim”

Futboll

Gazeta Express

21/07/2021 23:00

Rey Manaj ishte i jashtëzakonshëm në debutim me Barcelonën.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar tre gola në debutimin me katalanasit, në fitoren 4-0 ndaj Tarragona.

Lexo Edhe:

Pas ndeshjes ai mori topin dhe tha se e do të nënshkruar nga të gjithë shokët e skuadrës.

Nuk kishte se si të mos pyetej edhe për të ardhmen, që së fundmi është raportuar se mund të largohet nga Barcelona.

“E ardhmja? Mendoj të punoj fort dhe më pas të shohim çfarë do ndodhë”, tha ai.

“Jam i lumtur për sezonin e shkuar, kaluam një vit të mirë dhe ishim të pafat në play-off”.

“Të vazhdojmë të punojmë. Këto ndeshje shërbejnë për të ngritur ritmin. Do të jetë vit i gjatë”. /Gazeta Express/