string(58) "man-utd-zyrtarizon-transferimin-e-matheus-cunha-nga-wolves"

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 16:05

Man Utd zyrtarizon transferimin e Matheus Cunha nga Wolves

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 16:05

Manchester United ka përfunduar transferimin e Matheus Cunha nga Wolverhampton Wanderers, njoftoi klubi të enjten. Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga “Old Trafford”.

United ka aktivizuar klauzolën e lirimit të Cunha-s, e cila kap vlerën e rreth 62.5 milionë paundësh, sipas një burimi brenda klubit. Klubi gjithashtu ka opsionin për të zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër.

“Është e vështirë të përshkruaj me fjalë ndjesinë që kam për t’u bërë lojtar i Manchester United,” tha Cunha.

“Që kur isha fëmijë në Brazil dhe shikoja ndeshjet e Premier League në televizor te shtëpia e gjyshes, United ishte skuadra ime e preferuar në Angli, dhe ëndërroja të vishja fanellën e kuqe.

“Mezi po pres të nisë faza përgatitore për ta njohur ekipin dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri. I gjithë fokusi im tani është të punoj fort për të qenë një pjesë e vlefshme e skuadrës dhe për të ndihmuar që ky klub të rikthehet në majë.”

26-vjeçari shënoi 33 gola dhe dha 15 asistime në 92 paraqitje me Wolves, prej të cilëve 15 gola vetëm sezonin e kaluar në Premier League.

Cunha ndihmoi Brazilin të kualifikohej në Kupën e Botës 2026 të martën, kur asistoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Paraguajit në shtëpi. Ai asistoi për golin e Vinicius Junior.

Manchester United e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e 15-të në Premier League me 42 pikë.

Ky transferim është shitja më e shtrenjtë në historinë e Wolves, duke kaluar shifrën e 53 milionë paundëve që kishin marrë nga Manchester City për Matheus Nunes në vitin 2023.