Man Utd s'bën sakrifica për Pogban - Gazeta Express
string(33) "man-utd-sben-sakrifica-per-pogban"

Man Utd s’bën sakrifica për Pogban

Gazeta Express

23/10/2020 19:00

“Djajtë e Kuq” nuk do t’ia rrisin rrogën futbollistit francez, të cilit i skadon kontrata në vitin 2022

Manchester United nuk e ka ndërmend të bëjë sakrifica për Paul Pogban.

Lexo Edhe:

“Djajtë e Kuq” kanë dëshirë ta mbajnë futbollistin francez në “Old Trafford”.

Mirëpo, ata nuk janë të gatshëm t’ia rrisin atij rrogën, shkruan Gazeta Express.

United kishte gabuar me Alexis Sanchezin, të cilit ia kishte bërë rrogën 400 mijë funte në javë.

E tash, mediumi “ESPN” raporton se klubi anglez është i relaksuar sa i përket situatës me Pogban.

Ish-futbollisti i Juventusit ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2022, por ky fakt nuk po e brengos Unitedin.

Interesim për kampionin e botës me Francën qe një kohë ka shfaqur Real Madridi. /Gazeta Express/