Man Utd reagon pas komenteve kontroverse të Ratcliffe - Gazeta Express
string(53) "man-utd-reagon-pas-komenteve-kontroverse-te-ratcliffe"

Sport

Gazeta Express

12/02/2026 17:51

Man Utd reagon pas komenteve kontroverse të Ratcliffe

Sport

Gazeta Express

12/02/2026 17:51

Pas deklaratave për emigrantët të bashkëpronarit Sir Jim Ratcliffe, Manchester United ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke theksuar se është një klub “inkluziv dhe mikpritës”.

Klubi rikujtoi angazhimin e tij për diversitet, barazi dhe përfshirje, si dhe mbështetjen për komunitetet LGBTQ+, myslimane, hebreje dhe tifozët me aftësi të kufizuara.

Manchester United theksoi gjithashtu iniciativat dhe aktivitetet që promovojnë respektin dhe përfshirjen, duke nënvizuar se kultura e klubit dhe puna e Manchester United Foundation pasqyrojnë vlerat e qytetit dhe të komuniteteve që përfaqësojnë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement