Man Utd ndalet me barazim nga Leeds - Gazeta Express
string(35) "man-utd-ndalet-me-barazim-nga-leeds"

Futboll

Gazeta Express

08/02/2023 23:01

Man Utd ndalet me barazim nga Leeds

Futboll

Gazeta Express

08/02/2023 23:01

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 me Leeds në ndeshjen e mbetur të javës së tetë në Premierligë.

Mysafirët patën epërsi të dyfishtë, por që nuk arritën ta ruanin deri në fund, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fillimisht, Gnonto kaloi Leedsin në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes.

Në të 48-tën, Varane shënoi autogol për 0:2.

Manchester United më pas mori ndeshjen tërësisht në kontroll, teksa Rashford ngushtoi epërsinë në minutën e 62-të.

Tetë minuta më vonë, Jadon Sancho shënoi për ta barazuar rezultatin.

Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk patën forcë për ta përmbysur tërësisht rezultatin, ndonëse rastet nuk munguan.

Me këtë barazim, Manchester United tani shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur dhe shtatë më pak se Arsenali që ka dy ndeshje në dorë.

Në anën tjetër, Leeds mbetet i 16-ti me 19 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/