Man Utd kërkon fitore për Champions sonte - Gazeta Express
string(41) "man-utd-kerkon-fitore-per-champions-sonte"

Man Utd kërkon fitore për Champions sonte

Gazeta Express

16/07/2020 16:20

“Djajtë e Kuq” duhet të fitojnë sonte ndaj Crystal Palacet, në kërkim të një vendin në Top 4

Manchester United do ta zhvillojë sonte një tjetër ndeshje të rëndësishme, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Djajtë e Kuq” do të përballen me Crystal Palacen në udhëtim, në kuadër të xhiros së 37-të dhe të parafundit të Premierligës.

United ka nevojë gjithsesi për fitore, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaerit aktualisht gjendet në vendin e pestë në tabelë, me pikë të njëjta me Leicester Cityn, i cili është i katërti.

Andaj, tri pikë sonte janë të domosdoshme për ekipin nga “Old Trafford”.

Gjithashtu, United duhet ta fitojë edhe ndeshjen e fundit sezonale, në tentim për të përfunduar në Top 4 dhe për të luajtur në Champions sezonin tjetër.

Ndeshja ndërmjet Crystal Palacet e Manchester Unitedit do të fillojë në orën 21:15.

Sonte ndërkohë luan edhe Leicester City, i cili do ta presë Sheffieldin në shtëpi. /Gazeta Express/